Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia njofton se mbrëmë në Zveçan u hodh një shok-bombë

Gazeta10
19 Qershor 2023 - 10:08

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Zveçan persona të dyshuar kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok-bombë.

Rasti sipas policisë ka ndodhur rreth orës 19;50.

“Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Policia ka shtuar se lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore.

Kujtojmë se tensionet në veri të Kosovës janë rritur qysh më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, kanë hyrë në ndërtesat komunale.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarë e KFOR-it në Zveçan. Nga përleshjet mbetën të plagosur dhjetëra persona nga të dyja palët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.