
Njësia për Kërkim-Shpëtim në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke vazhduar operacionin për kërkim të një gruaje që u hodh nga Ura e Fshajt në lumin Drin i Bardhë.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, tha për KosovaPress se deri mëngjesin e së hënës nuk ka ndonjë të re lidhur me rastin e ndodhur.
“Kërkimet janë duke vazhduar nga Njësia për Kërkim-Shpëtim e FSK-së. Deri në këto momente nuk ka ndonjë epilog lidhur me rastin. Për informimin tuaj, FSK është duke kryer kërkime që nga dita e parë”, deklaroi Elezaj.
Të premten një grua 59-vjeçare me inicialet A.M ishte hedhur nga Ura e Fshajt në lumin e Drinit të Bardh, aty ajo kishte lënë gjësendet e saj personale siç ishin mbathjet.
Reshjet e fundit të shiut kanë bërë që niveli i Drinit të Bardhë të rritet e gjithashtu të jetë edhe më i rrëmbyeshëm se zakonisht.