Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Pas lansimit të fushatës “Demokracia vdes në errësirë”, MINT reagon prap për Klan Kosovën

Gazeta10
19 June 2023 - 23:09

Fushata e shumicës së mediave në Kosovë “Demokracia vdes në errësirë”, ka nxitur reagimin e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Ata përmes një kumtese rreth një orë pas shfaqjes së afishes nëpër ekranet televizive dhe në uebfaqet e mediave, thonë se nuk e kanë synim sulmimin e mediave.

“Çështja ka të bëjë me regjistrimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar Klan Kosova. Bazuar në ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e biznesit si person juridik, përveç dokumenteve të tjera, gjatë procesit të regjistrimit nga pala kërkohet që të sigurojë dëshminë e regjistrimit në vendin ku është regjistruar fillimisht”, thuhet në sqarim.

Më tej thuhet se vendimi i marrë nuk ka pasoja ligjore dhe se televizioni mund ta vazhdojë punën.

“Më 14 qershor, për shkak të shkeljes ligjore, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve ka pezulluar përkohësisht certifikatën e biznesit për Klan Kosova Sh.P.K. Ky vendim nuk është përfundimtar i njëanshëm, pasi procedurat ligjore i mundësojnë Klan Kosova Sh.P.K. që brenda tridhjetë ditësh ta kundërshtojë pezullimin para Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Si i tillë, vendimi aktual nuk ka pasoja ligjore, domethënë se Klan Kosova Sh.P.K mund të kryejë aktivitetet e saj derisa Komisioni të marrë vendim për këtë rast dhe të na udhëzojë se si të procedohet më tutje”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.