Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Thaçi sot në burg e nesër në liri president

Gazeta10
21 August 2026 - 11:07

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me një mesazh në mbështetje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet tash e gjashtë vjet në paraburgim në Hagë.

Çitaku ka thënë se fati i Thaçit nuk është përcaktuar nga rastësia, privilegji apo rrethanat, por nga vendimet dhe përballjet e tij gjatë viteve.

“Nuk ka pasur as rastësi, as fat, e as rrethana që e kanë privilegjuar. Jeta dhe historia e tij nuk janë produkt i privilegjit e i rehatisë. Në fakt, krejt e kundërta”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Sipas Çitakut, Thaçi ka qenë vazhdimisht “kundër erës” dhe ka sfiduar atë që dukej e pamundur, duke kontribuar në ëndrrën për një Kosovë të lirë, të orientuar drejt botës demokratike dhe si shtet.
Edhe kjo betejë në Gjykatën Speciale, e pranuar me vetëdije prej tij, duke e ditur se ai do të ishte caku i parë, është bërë mbi të njëjtat premisa. Sepse shumë moti, siç e tha edhe vetë sonte në intervistë, Hashim Thaçi nuk i takonte më vetëm vetes së tij. Ka diçka të jashtëzakonshme te njerëzit që i dedikohen një kauze deri në vetëmohim. Që e vendosin atë para rehatisë, para interesit personal, madje edhe para lirisë së tyre”, shkruan më tej Çitaku.
Në fund, ajo ka përmendur sakrificat e Thaçit gjatë luftës dhe ka shprehur bindjen për rikthimin e tij në liri.

“Hashim Thaçi ka mundur lehtësisht të vritej në luftë. Rastësisht është gjallë. Sot në burg. Nesër në liri, President”, ka shtuar Çitaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.