
Në emisionin informativ “Prime Time”, me gazetarin Naim Sadiku, në Kanal10, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu duke folur për bllokaden ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë shprehi shqetësimin e tij mbi atë se çfarë po ndodhë në të vërtetë në veri.
Gërxhaliu tutje tha se jemi duke jetuar në një kohë konfuze ku në mediet ndërkombëtare pamjet po vijnë nga veriu dhe nuk janë diçka që japin optimizëm për prosperitet ekonomik për të ardhmen.
“Është koha kur duhet të kemi maturi dhe të mos sjellim vendime me emocione”, tha Gërxhaliu.
Ai tutje tha se çdo ditë biznet nderkombëtare ballafaqohen me informata nga veriu dhe kjo do të ndikojë negatisht.
“Do të këtë dëme, pasoja dhe këto do t’i paguaj edhe biznesi por edhe qytetari sepse është e pamundur që të mos kemi ngritje të çmimeve”, tha tutje ai.
Sipas tij shumë pore janë politizuar dhe mungesa e investitorëve lidhet me problemet që kemi me Serbinë.
“Duhet të de-politizohet ekonomia, është koha që të flasin ekspertët dhe duhet të ruhemi nga pseudo-patriotët që tentojnë të promovojnë kampanja të cilat shumë më tepër e dëmtojnë Kosovën sesa që e ndihmojnë”, tha Gërxhaliu. /Gazeta10/