Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria nis hetimet për rastin e 43-vjeçares në Klinë, do të intervistohet stafi mjekësor

Gazeta10
14 November 2026 - 11:50

Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të sigurojë dokumentacionin mjekësor të 43-vjeçares, e cila ndërroi jetë gjatë transportimit nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë drejt Spitalit Rajonal në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai ka bërë të ditur se, përveç mbledhjes së dokumentacionit mjekësor, do të intervistohen edhe pjesëtarët e stafit mjekësor që u përfshinë në trajtimin e pacientes, si dhe dëshmitarët e pranishëm./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.