Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Di Maria do të rikthehet te Benfica

Gazeta10
21 June 2023 - 18:46

E ardhmja e Angel Di Marias duket se do të kombinohet me të kaluarën dhe ai do të nënshkruajë me klubin e parë që e solli në Evropë.

Anësorit argjentinas i skadon kontrata njëvjeçare me Juventusin në fund të këtij muaji dhe klubi italian ka vendosur mos t’ia vazhdojë qëndrimin.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se 35-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit portugez.

Tashmë është duke u kompletuar dokumentacioni, do të sqarohen detajet përfundimtare dhe do të nënshkruhet kontrata deri në qershor 2024.

Di Maria nënshkroi për Benfican për herë të parë në vitin 2007 nga Rosario Central, ndërsa pas tri sezonesh u transferua te Real Madridi.

Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini janë klubet tjera, në të cilat anësori ka luajtur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.