Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Hajde ma gjallë, publikoni emrat” – Sahatçiu e ashpër me VV-në pas akuzave për kërcënime

Gazeta10
21 June 2023 - 22:42

Nënkryetarja e Prishtinës, nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, ka reaguar rreth pretendimeve të Vetëvendosjes se këshilltarja komunale Berna Saraçi ka dalë në ekipin e Partisë Demokratike të Kosovës në kryeqytet, pas kërcenimeve dhe shantazheve që ka pasur ndaj familjes së saj nga PDK-ja.

Sahatçiu i ka kërkuar VV-së që të publikojnë emrat se kush e ka kërcënuar Saraçin, duke thënë ”hajde ma gjallë, hajde emrat”, e jo të bëjnë pretendime të padëshmuara.

“Ftoj ish-kolegët e Bernës nga LVV-ja në Prishtinë që të bëjnë publike sa më shpejt informatën se kush nga PDK-ja e paska kërcënuar atë, apo këdo tjetër, ndonjëherë gjatë këtij mandati. Hajde ma gjallë! Emrat, ju lutem. Emrat. Refuzoj të pranoj që mund të hedhim hije publikisht mbi këdo me pretendime pa asnjë dëshmi. Hajde ma gjallë.Sikurse, refuzoj të pranoj të hesht kur njërën nga ne, një grua të re, super çikë të Prishtinës, ndër të paktat ato gra që megjithatë hyjnë në politikë, përpjeken t’a viktimizojnë se gjasmë e vetmja arsye pse ajo mund të guxojë të vendosë ndryshe është mesiguri për shkak se nuk ka mundur të përballojë kërcënimet e shantazhet. E dhimbshme, përveç se seksiste.”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.

Sahatçiu tha se përpjekjet shpifëse sikurse këto për të dekurajuar mendimet e veprimet ndryshe nuk do ta ndalin asnjëherë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.