
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet në fushën e sigurisë në veri të vendit.
Sipas komunikatës, Osmani sërish ka theksuar rëndësinë e lirimit të policëve të rrëmbyer nga Serbia.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit, me fokus të veçantë në zhvillimet në fushën e sigurisë në veri të vendit.Me këtë rast, Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e lirimit të menjëhershëm dhe pa kushte të policëve të Kosovës të cilët u kidnapuan nga Serbia brenda territorit të Kosovës. Ajo po ashtu shprehi mirënjohje për qëndrimin e qartë të SHBA-ve sa i përket lirimit të policëve.”, thuhet në komunikatë.
Poashtu në këtë takim u diskutuan edhe hapat e ardhshëm për shtensionimin e situatës dhe nevojën e bashkërendimit me partnerët./Gazeta10