Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tashmë zyrtarisht, Malisheva nënshkruan me Liridon Fetahajn

Gazeta10
23 June 2023 - 11:08

Malisheva ka konfirmuar sot zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Liridon Fetahaj, i cili së fundmi ishte lojtar i Lirisë.

Pas rinovimeve me lojtarët kryesor dhe emërimit të trajnerit të ri, Malisheva ka vazhduar me përforcime në prag të nisjes së përgatitjeve para-sezonale për sezonin e ri 2023/24.

I fundit që ka përfunduar në “Liman Gegaj” është sulmuesi i njohur prizrenas, i cili vjen si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Lirinë.

Është vet faqja zyrtare e klubit malishevas që ka njoftuar me anë të një postimi nënshkrimin me Fetahajn.

31-vjeçari ishte ndër lojtarët më kryesor të Lirisë sezonin e kaluar dhe kishte rol kyç në inkuadrimin e klubit në Superligë.

Në karrierën e tij të bujshme në Kosovë, Fetahaj është paraqitur edhe për Ballkanin e Prishtinën. Malisheva sezonin e kaluar e gjashta në tabelë, duke i ikur barazhi në xhirot e fundit, gjersa sezonin e ardhshëm klubi malishevas po pretendon pozitat më të larta në tabelë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.