
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka hedhur kritika në drejtim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas njoftimit që ky i fundit bëri dje për aksionin e policisë në Zveçan, raporton Gazeta10.
Sipas tij për ta njoftuar publikun rreth zhvillimeve, aksioneve, arrestimeve etj, është detyrë e Policisë e kjo bëhet me komunikata, konferenca për medie ose përmes zëdhënësit.
“Nuk është kjo detyrë e Ministrit të Brendshëm”, ka shkruar Klinaku. /Gazeta10/