Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Këta janë nënë e bir që vdiqën tragjikisht në Pejë, varrimi do të bëhet nesër

Gazeta10
25 June 2023 - 12:28

Mbrëmja e së shtunës ishte makth për shumë qytetarë të Pejës të cilët u përballën më stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm, raporton Gazeta10.

Si pasojë e këtyre vërshimeve, qyteti i Pejës u përmbysë, duke lënë edhe viktima, ku dy persona vdiqën pasi që shtëpia e tyre u përmbys nga uji.

Dy të vdekurit nga vërshimet janë 5-vjeçari Dion Ademaj dhe nëna e tij Mirsada Ademaj.

Përmes afisheve të vendosura në Pejë, bëhet e ditur se nesër pritet të bëhet varrimi i viktimave.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se dy viktimat kanë qenë në shtëpi përderisa rrjedha e ujit i ka marrë duke ua humbur jetën.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani që kanë kërkuar nga institucionet që t’i dalin në ndihmë qytetarëve të Pejës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.