
Në një lidhje direkte me gazetarin Valdrin Daci në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” ka diskutuar për vërshimet të cilat kanë ndodhur në qytetin e Pejës, ku si pasoj e këtyre vërshimeve të vdekur kanë mbetur dy persona.
Ai në këtë lidhje tregoj se përveç dy personave të cilët kanë vdekur të lënduar kanë mbetur edhe dy të tjerë ku njëri prej tyre është policë.
“ Ajo e tëra e cila ka filluar ishte vetëm një shi ku më gjasë kanë filluar edhe vërshimet ku vetëm pak metra larg nga qyteti i Pejës, në Baic nuk ka pasur as një reshje shiu këtë e them mbi bazën që e kam edhe me bashkë qytetarët dhe sinjalizuesit atje ku aje nuk kishte asnjë pikë shi, ktu kishte vërshime ku ka shkaktuar pasoja materiale ku si dhe dërgoj në dy viktima si dhe dy të lënduar ku njëri prej tyrë është policë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka treguar se lajmin për lëndimin e policit e ka marrë nga familjarët e viktimës pasi që ai ishte duke intervenuar në rast.