
Pas mbajtjes së seancës në Gjykatën e Kralevës ndaj tre policëve të rrëmbyer nga forcat policore serbe, me urdhërin e gjykatës janë liruar tre policët .
Gazeta10 ka ndjekur nga afër zhvillimet pas seancës që u mbajt sot dhe ka mësuar nga burime se është marrë vendimi për lirimin e tre policëve, të cilët do të shoqërohen drejt kufirit me Kosovën.
Policët e Kosovës u rrëmbyen me 14 qershor në pikën kufitare në fshatin Bajr, brenda territorit të Kosovës.
Ata gjithashtu menjëherë jane urdhëruar ta lëshojne serbine si dhe po shoqërohen nga diplomati i kosoves në serbi Fatmir Haxholli.