Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ilkay Gundogan, lojtari më i ri i Barcelonës

Gazeta10
26 June 2023 - 13:43

Pasi në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester Cityn fitoi tripletën, Gundogan vendosi për një aventurë tjetër larg futbollit anglez.

Mesfushori gjerman është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Barcelonës, kështu duke u transferuar në Spanjë si transferim i lirë.

Gundogan sezonin që lam pas ishte një nga lojtarët kyç të Pep Guardiolës, gjersa me golat e tij në ndeshjet vendimtare arriti që të shkruante historinë me Manchester Cityn.

Duke qenë kapiten i klubit, Gundogan arriti që të ngrisë në qiell tri trofe madhor, atë të Premierligës, FA Cup si dhe atë të Ligës së Kampionëve.

Në edicionin e kaluar, 32-vjeçari u paraqit në 51 ndeshje, duke arritur të kontribojë me 11 gola e 7 asistime.

Ai do të bashkohet klubit katalunas për dy sezone, deri më 30 qershor 2025, me opsionin për të qëndruar edhe për një vit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.