
Andre Onana gjatë ditëve në vazhdim pritet të kalojë në Premierligë te skuadra e Manchester United.
Të dyja palët janë në negociata të avancuara dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë së shpejti.
“Djajtë e Kuq” janë në negociata që një kohë të gjatë me portierin e tyre David De Gea për rinovimin e kontratës, por ende nuk ka arritur marrëveshja dhe klubi anglez tanimë duket se kanë gjetur pasuesin e tij.
Për shërbimet e portierit afrikan, Unitedi do t’i paguajë Interit rreth 50 milionë euro.
27-vjeçari ka kontratë me “Nerazzurët” deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 35 milionë euro.
Kamerunasi erdhi te Interi vitin e kaluar si transfer i lirë, pas një periudhe shtatë vjeçare të kaluar te Ajaxi.
Këtë sezon me Interin, Onana është paraqitur në 41 ndeshje, prej të cilave ka mbajtur portën e paprekur në 19 përballje.
27-vjeçari gjatë periudhës së tij në Italia ka fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën italiane, derisa ishte edhe në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku u mposht nga Manchester City.