Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova bie në rënditjen e re të FIFA-s, Shqipëria ngjitet për  tre pozita

Gazeta10
29 June 2023 - 14:42

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar renditjen më të re të ekipeve kombëtare.

Pas rezultateve jo të mira në kualifikimet për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, Kosovës ka rënë një pozitë më poshtë.

Krahasuar me renditjen paraprake, “Dardanët” janë një vend më poshtë, përkatësisht në të 108-tin.

Kosova në këto eliminatore deri më tani ka marr vetëm tri pikë, duke barazuara me Izraelin, Andorrën dhe Rumaninë, ndërsa pësoi ndaj Bjellorusisë.

Në anën tjetër Shqipëria është ngritur për tri pozita nga vendi e 68-të në atë të 65-të.

Kuqezinjtë kanë marr dy fitore radhazi me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Ndërsa renditja kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Franca e Brazili, ndërsa top-5 kompletohet me Anglinë dhe Belgjikën.

Në historinë e saj, Kosova më së larti në renditje kishte arritur në vitin 2019, kur ishte pozicionuar në vendin e 106-të, gjersa pozita më e mirë e Shqipërisë ishte vendi i 22-të në renditje gjatë vitit 2015.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.