
Avokati Xhevdet Smakiqi ka komentuar takimet e fundit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke shprehur kritika për mënyrën se si po zhvillohen diskutimet mes tyre.
Duke folur në emisionin “Adresa”, Smakiqi tha se takimet e shpeshta mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk po sjellin rezultate konkrete dhe se qytetarët po përballen me një situatë të paqartë politike.
“Këta kastraveca, dytë janë duke na prish trunin se një javë takohen për parime. Po bëjnë hajgare me popullin. Fajtor është ky që po refuzon fitoren, po edhe ky që nuk e di a është në opozitë”, tha Smakiqi.