Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Të premten në autostrada kufizim i qarkullimit të kamionëve me mbi 20 tonë

Gazeta10
27 August 2026 - 22:07

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi se të premten (28 gusht) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me mbi 20 tonë.

“Në autoudhë, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.
Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.