
Mediumet angleze kanë bërë të ditur se Aston Villa ka nënshkruar me mbrojtësin e Villarreal, Pau Torres.
Më konkretisht, “The Athletic” shkruan se marrëveshja mes Villarrealit dhe Aston Villas është arritur dhe se 26-vjeçari sezonin e ardhshëm do të luajë në “Villa Park”.
Torres ishte kërkuar nga shumë klube gjatë kësaj vere, duke përfshirë këtu Bayern Munchen, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, mirëpo i besoi projektit të Villas.
Mbrojtësi spanjoll do të rikthehet të luajë nën urdhërat e Unai Emery, trajnerit që e fitoi Ligën e Evropës së bashku.
Sezonin e kaluar, Torres u paraqit në 49 ndeshje, duke qenë edhe pjesë e Spanjës në Kupën e Botës “Katar 2022”.