
PSG-ja po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes gjatë këtij afati kalimtar.
Klubi francez përpos disa largimeve, ka filluar të sigurojë nënshkrimet për sezonin e ri.
Pas nënshkrimit të Ugartes, Asensios, Skriniarit, tashmë klubi francez ka siguruar edhe shërbimet e Lucas Hernandez.
Mbrojtësi francez do të transferohet në kryeqytetin e Francës për shumën e 50 milionë eurove.
Hernandez sezonin e kaluar pësoi një lëndim që e la jashtë fushave të blerta për më shumë se 5 muaj.
Së fundmi, Hernandez ishte pjesë e Bayern Munichut, gjersa në të kaluarën ishte pjesë e Atletico Madrid në Spanjë.