Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shumë klube evropiane i vihen pas talentit turk, Arda Guler

Gazeta10
03 July 2023 - 13:36

Arda Guler po konsiderohet si një nga talentët më të mirë në Evropë pas sezonit fantastik me klubin e Fenerbahçes.

Pas tij tashmë janë vënë disa top klube evropiane, duke përfshirë këtu edhe Real Madridin e Barcelonën, të cilat janë ndër më të interesuarat.

Sipas raportimeve nga Turqia dhe Spanja, Barcelona kishte arritur marrëveshje me Fenerin për transferimin e 18-vjeçarit, me klubin katalunas që pritej të paguante 17 milionë euro.

Mirëpo, në momentin kur dukej se gjërat po shkonin si duhej, aty ndërhyn legjenda e futbollit, Mesut Ozil, i cili u përpoq t’i ndërronte mendjen Arda Gulerit.

Ish-lojtari i Real Madridit, i cili sezonin e kaluar ishte bashkëlojtarë me Gulerin te Fenerbahçe, e telefonoi të riun duke i thënë që të pres edhe një vit e mandej të marr vendimin.

Bisedimet dhe arritjen e marëveshjes me klubin turk e kishte konfirmuar edhe Joan Laporta, i cili kishte bërë me dije se klubi i tij e kishte përcjellur atë që moti.

Arda Guler do të takohet gjatë ditës së sotme me presidentin e klubit të Fenerbahçe dhe thuhet nga mediat turke se gjatë këtij takimi lojtari do t’i komunikojë vendimin e tij.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.