
Lojtarët kroatë po pëlqehen shumë nga Guardiola dhe Manchester City për t’u transferuar këtë verë.
Pas zyrtarizimit të mesfushorit, Mateo Kovacic, “Qytetarët” janë afër arritjes së marrëveshjes për nënshkrimin e Josko Gvardiol.
Mbrojtësi 21-vjeçar është pjesë e Leipzigut dhe me paraqitjet e tij të mira edhe në Botëror ka rënë në sy të trajnerit spanjoll, Pep Guardiolas.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, drejtori sportiv i Leipzig, Max Eberl ka konfirmuar bisedimet me klubin anglez dhe thuhet se janë marrë vesh për shumën e transferit, e cila do të jetë 100 milionë euro + bonuset.
Gvardiol iu bashkua Leipzigut në verën e vitit 2021, gjersa kontratë me gjermanët ka deri në vitin 2027.
Gjatë karrierës së tij, Gvardiol ka luajtur edhe për Dinamo Zagrebin, nga ku u transferua për në Gjermani.