Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Newcastle United zyrtarizon mesfushorin italian, Sandro Tonalin

Gazeta10
03 July 2023 - 14:04

Newcastle United nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve, andaj klubi anglez ka filluar të zyrtarizojë emra të mëdhenj si transferime të reja.

Nga sot, pjesë e Newcastle United do të jetë mesfushori italian, Sandro Tonali, të cilin anglezët e transferuan për shumën e 70 milionë eurove.

23-vjeçari iu bashkua “Laraskave” nga Milani, gjersa ka nënshkruar kontratë që e mban atë në “St. James’ Park” deri në vitin 2028.

Tonali te Milani ishte për një periudhë 2-vjeçare, teksa me “Rossonerët” ishte fitues i Scudettos në sezonin 2021/22.

Gjatë sezonit të kaluar, Tonali së bashku me Milanin arritën të prekin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, me mesfushorin që kontriboi me 2 gola dhe 10 asistime në 48

paraqitje në të gjitha garat.

Më herët në karrierën e tij, Tonali kishte luajtur edhe për Brescian, aty edhe ku u bë i njohur për futbollin italian.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.