
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se rruga në fshatin Mogillë të Kllokotit është e paasfaltuar.
Banorët të shqetësuar thonë se edhe pas ankesave dhe kërkesave të bëra rruga në këtë fshat ka mbetur në gjysmë, raporton Gazeta10.
“Ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve po ashtu edhe të këmbësorëve, gjithashtu në këtë fshat edhe pluhuri nga rruga është problematik sidomos për shtëpiat që janë afër rrugës, nga ankesat e bëra ata kanë premtuar që punimet do të vazhdojnë së shpëjti por që nuk kanë filluar”, tha njëri nga banorët./Gazeta10