
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin, Stanoc të komunës së Vushtrris në mes të një veture dhe një traktori.
Sipas raportit policor aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpëjtësisë dhe kushteve të rrugës, lëndime trupore ka marrë një person dhe pasagjer që e drejtonte traktorin. Viktimat dërguar në qendrat mjeksore si dhe jane duke vazhduar ende në tretman mjekësor.
‘’Stanoc, Vushtrri 03.07.2023 – 17:05. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një traktori pa targa me drejtues viktimën mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit dhe një pasagjer në traktor mashkull kosovar. Viktimat janë duke pranuar tretman mjekësor’’, thuhet në raport policor.