
Në emisionin “Prime Time” në Kanal 10, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se Kosova është vendi më i izoluar dhe se për këtë izolim e fajësoi Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ai gjithashtu ka thënë se Kurti gjithmonë ka qenë në anën e kundërt të perspektivës së Kosovës, si dhe që gjithmonë ka qenë medalia e errët, gjithashtu ka thënë se shumë shpesh e ka keqpërdorur flamurin kuq e zi.
“Kurti bre gjithmon ka qenë ana e kundërt e perspektivës së Kosovës, gjithmon ka qenë medalia e errët prej Rambues, prej shpalljesë së Pavarsisë së Kosovës, prej qiti flamuri qe po mundohet tash kishe po e vendosi atje. Sa e ka keqpërdor flamurin kuq e zi , ku e ka sot”, ka thënë ai
Ai gjithashtu akuzoi Kryeministri Kurtin që Kushtetutën nuk di ta lexoj si dhe ju ka bërë njerëzve thirrje që ta largojn si Kryeministër i Kosovës.
“Ai ju thoshte njerëzve shumë i lehtë është Bashkimi Evropian veq e merr kufinin prej Morinës e qetë në Merdar, ku e ka këta pse spo e hek, sa i pa ditur nuk ka ditë as Kushtetutën me lexu çka dinë ai njeri, krejt qytetrat duhet mu qu në kamë e me largu këtë njeri se është i rrezikshëm”, shtoi ai