
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, në emisionin “Prime Time” ka komentuar lidhjen e Martin Berishaj me kryeministrin Kurti.
Ai tha se Berishaj e ka kryeministrin Kurti mik shpije dhe pinë verë me të, raporton Gazeta10.
“Ish pasë mësu përmendësh se e kish pasë interesin e madh, sekretar për çështje energjetike e ka pas Ragip Krasniqin, njerin ma të afërt, Martin Berishaj e ka mikë shpije, hin e del me të pinë verë, pinë shampanjë”, tha ai.
Gjoshi shton se Martin Berishaj e ka keqpërdorur pozitën duke marrë para me thasë nga banka.
“Ai e ka keqpërdor pozitën, miliona i ka marrë me thasë nga banka, me thasë nga 500 mijë euro i ka tërhek, pa asnjë puntorë, dhe kurr nuk ka tregu ku i ka qu”, tha antari i PDK-së./Gazeta10