Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtarizohet shitja e AC Milan

Gazeta10
31 August 2022 - 17:39

Tani është konfirmuar se RedBird Capital Partners kanë përfunduar sot blerjen e AC Milan në një marrëveshje me vlerë 1.2 miliardë euro, shkruan Gazeta10.

Një deklaratë në faqen zyrtare të klubit konfirmoi se RedBird janë pronarët e rinj të klubit, duke përfunduar marrjen e pronësise nga fondi tjetër amerikan Elliott Management.

Ata trashëgojnë një skuadër që ka fituar 19 tituj të Serisë A, 7 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Italisë, 1 kupë të botës për klube.

Deklarata shton se RedBird ‘do të vazhdojë të investojë në të gjitha fushat kryesore’ që do të avancojnë ‘interesat sportive dhe komerciale’ të kuqezinjve, përfundon deklarata zyrtare e AC Milan. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.