Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Policëve iu dogjën sytë e duart nga koktej molotovët e VV-së” – Ahmeti: Këta po e mbrojnë veriun

Gazeta10
04 July 2023 - 22:07

Situata në veri të vendit dhe veprimet e Qeverisë karshi këtij tensioni kanë trazuar debatin e Politikos në këtë edicion.

Megjithatë, dikush këtë situatë e dhunë të përdorur nga serbët e krahasoi me protestat e dhunshme të VV-së dikur, shkruan Gazeta10.

Komentatori politik, Halil Matoshi tha se dhuna e përdorur në Prishtinë nga protesuesit e VV-së ka qenë disa herë më e madhe sesa dhuna që serbët përdorën në veri.

“Dhunë është përdorur pesëfish më shumë në Prishtinë sesa në veri në protestë, prej 2015-2016 është djeg Prishtina. Pesëfishë edhe shumë më e madhe. Janë shku deri në Gjykatë i kanë liruar krejt. Tash për pesëfish më pak dhunë janë duke u munduar me i moblizu krejt Kosovën për kundër të drejtave të serbëve atje, që kanë me t’u dasht në Republikë se kombin kosovarë nuk mundesh me ndërtu pa ta.’’, tha Matoshi.

Tutje, gazetari dhe drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti ka treguar edhe shembuj se si dy policë që sot po e mbrojnë veriun janë lënduar rëndë në këto protesta.

“Fatmir Balaj që është komandant i Njësisë Speciale që sot po e mbron sovranitetin atje është i djegur në duar prej koktej molotove të hedhur nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje. Besart Ahmeti, komandanti tjetër, që po e mbron pikën tjetër kufitare e ka njërin sy të lënduar dhe ka qenë në gjendje të tmerrshme.’’, ka thënë Ahmeti.

Tutje, aktivistja e shoqërisë civile, Fatime Hajdari ka thënë se një krahasim i tillë ju shërben agjendave të caktuara.

“Gjithkund në botë ndodhin trazira, të ngrish paralele mes këtyre dy trazirave dhe vrasjes së Enver Zymberit,  hedhjes së shok-bombave në veri, mos lejimit të ndërtimit të shkollave, është me i shërbye agjendave të caktuara që ju e bëni. Është problem, bëhet me qëllim me i krahasu këto dy veprime, që kujt i shkojnë në interes në agjendë unë nuk e di.”, tha ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.