
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ashtu siç ka paralajmëruar, gjatë ditës së sotme do të nis takimet lidhur me situatën në vend.
Ai takimin e parë do ta zhvillojë me gazetarë dhe opinionistë, sot duke filluar nga ora 11:00.
‘’Të nderuar përfaqësues të medieve.Sot (e mërkurë), kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku fa ftuar në takim opinionistë e gazetarë për të diskutuar për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë.Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas diskutimi do të jetë i mbyllur’’, thuhet në njoftim. /Gazeta10/