Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Smakiqi: Kurti po demonstron se është përçarës i kombit shqiptar

Gazeta10
05 July 2023 - 18:04

Xhevdet Smakiqi tha në Info10 se raportet aktuale mes Kosovës e Shqipërisë asnjëherë nuk kanë qenë më përçarëse sesa tani, dhe se sipas tij, nga ky raport do të përfitoj vetëm Serbia.

Ai ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti derisa thotë se për tu takuar me presidentin serb Vuçiq po bën ‘hyxhym’, e refuzon të takohet me Ramën, transmeton Gazeta10.

“Kemi edhe një kryeministër absurd që është votuar me 51%, i cili bën ‘hyxhym’ që të takohet me Vuciqin, e refuzon të takohet me Ramën. Këtë e shoh si përçarje të madhe në skenën ndërkombëtare Shqipëri-Kosovë, dhe nga kjo do të përfitojë vetëm Serbia.”, tha Smakiqi.

Smakiqi tha se për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë më shumë arsye për hatërmbetje ka Rama me Kurtin për shkak se partia e tij, VV mori pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, sesa anasjelltas.

“Edhë në kohën e Ibrahim Rugovës edhe para pavarësisë, viteve të 90-ta, kurrë nuk ka pasur asnjë refuzim që të takohet një lider i Kosovës me ata të shtetit shqiptar. Kurti po e dëshmon se është përçarës i kombit shqiptar. Kjo hatërmbetje pikërisht personale dhe protagonizmi i tij për tu dukur edhe lider i shqiptarëve, sepse më shumë ka arsye Edi Rama të hatërohet me Albin Kurtin i cili tentoi t’i prishë zgjedhjet, apo të marrë pjesë si VV në zgjedhjet atje, por s’pati sukses, sesa Edi Rama që ka hedhur një tezë.”, shtoi tutje ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.