Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​“Marrëzi”, Çitaku për Kurtin: Vuçiqin e takon pa kushte, Ramën e refuzon

Gazeta10
05 July 2023 - 21:05

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me qëndrimin e tij për takimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Çitaku ka shkruar në Facebook se është marrëzi që kryeministri Albin Kurti ka refuzuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Çitaku më tej ka nënvizuar se kryeministri Kurti, presidentin serb, Aleksandër Vuçiq e takon pa kushte, ndërsa me Edi Ramën nuk ndodh kështu.

“Si është e mundur që kryeministri Kurti refuzon takimin me kryeministrin e Shqipërisë?!!Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp. Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, ka shkruar Çitaku. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.