
Ardian Gjini – Kryetar i Komunës së Gjakovës, ka reaguar pas vendimit për mos ekzekutimin e pagave për grevistët.
Gjini ka thënë se ky vendim është gabim shumë i madh, raporton Gazeta 10.
“Kjo qasje paraqet precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë tonë dhe funksionimin e shtetit, në shumë rrafshe. Pavarësisht se a konsideroni se kanë të drejtë apo jo grevistët, vendimi për ndalje të pagave është i paprecedent”, ka shkruar ai në Facebook.
Teksa, ka ua ka rikujtuar qeverisë grevën e minatorëve.
Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot përmes një konference për medie tregoi është bërë ekzekutimi i pjesshëm i pagave në sektorin publik./Gazeta10