Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në Klinë, ku janë përfshirë një tren dhe një veturë, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimit të PK-së, aksidenti ka ndodhur në fshatin Videjë dhe viktima është shoferi i veturës.
“Më datë 6 korrik 2023 rreth orës 12:45, Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё, i njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim./Gazeta10