Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi pasi Kurti refuzoi t’a takoj Ramën: Arsyetim, i pasinqertë dhe artificial

Gazeta10
06 July 2023 - 23:57

Profersori universitar Milazim Krasniqi në emisionin “Prime Time”, me gazetarin, Naim Sadiku, ka komentuar refuzimin e kryeministrit Kurti që ta takojë Edi Ramën.

Sipas Krasniqit arsyetimi i Kurtit ishte i pasinqertë dhe artificial, raporton Gazeta10.

“Së pari arsyetimi i kryeministrit Kurti është i pasinqertë dhe është artificial sepse thotë që duhet ta mbajmë mbledhjen e dy Qeverive dhe pastaj ta bëjmë pritje dhe takime, çështja është që ardhja e Edi Ramës tash nuk ka të bëjë vetëm me raportet brenda Kosovës dhe Shqipërisë, por ka të bëjë me atë që ai e quan përgatitja e Procesit të Berlinit, dhe Kosova është anëtare e Procesit të Berlinit dhe si e tillë ka obligime konkrete brenda këtij kuadri të Procesit të Berlinit”, tha ai.

Ai shton se veprimi i Kurtit është një llojë kokëfortësie që e konfirmon izolimin e Kurtit në raport me partnerët ndërkombëtar dhe në këtë rast edhe me atë shqiptar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.