Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Nëse do mbaheshin zgjedhjet të dielën kë do ta votonit?” – Ja si votuan qytetarët në sondazhin e Kanal10

Gazeta10
07 July 2023 - 9:20

Zbehet përkrahja e Lëvizjes Vetëvendosje në sondazhe. Në pyetjen e emisionit të mëngjesit Nëse do mbaheshin zgjedhjet të dielën kë do ta votonit? Nga mbi 60 telefonues 35% prej tyre votuan për Lidhjen Demokratike të Kosovës, 32% për Lëvizjen Vetëvendosje, 27% për Partinë Demokratike të Kosovës dhe  6% për AAK dhe të tjera.

Mirëpo në sondazhet online vazhdon të prinë Lëvizja Vetëvendosje, në Youtube nga qindra votues 45% prej tyre votuan për LVV-në, përcjellë nga PDK me 32%, LDK 20% dhe AAK 4%.

Një muaj më parë Kanal10 pyeti shikuesit se a duhet të ketë zgjedhje dhe kë do të votonit.

Nga 30 telefonata që kemi arritur të marrim 83% e telefonuesve kanë thënë se duhet të ketë zgjedhje, ndërsa 17% prej tyre kanë thënë se nuk duhet të ketë zgjedhje.

30 votuesit patën mundësi të votojnë edhe për partit përkatëse ku nga ky votim prinë Partia Demokratike e Kosovës – PDK me 47% të votave, duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje – LVV 30%, Lidhja Demokratike e Kosovës 20%, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK 3%.

Kurse nga 460 votat e bëra online në Youtube, LVV ka marr 59% të vota, pasuar nga PDK me 25%, LDK 11% dhe AAK 4%.

Nga telefonatat e kaluara dhe ato të ditës së sotme vërehet një rënie e përkrahjes së partisë në pushtet dhe një lëvzije votash mes dy partive opozitare PDK dhe LDK.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.