
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i është kundërpërgjigjur Ministre së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, e cila gjatë fjalës së saj në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, tha se BE-ja pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës deh NATO-n “është një tigër prej letre”.
Ljaçak që ndodhej në një panel me Gërvallën, dhe fjalën e mori menjëherë pasi kryediplomatja kosovare përfundoi “sulmet” e saj nda Unionit, potencoi se BE-ja është unioni “më i mirë që e kemi”, duke shtuar se është ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e saj.
“Fillimisht, mendoj se duhet të them që BE-ja është larg perfeksionit, por është më i miri që kemi. Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka një union tjetër të shteteve në këtë planet, që ka bërë stabilitet politik, ekonomik më të mirë, respektim të të drejtave”.
“Kështu që, unë mendoj që bashkimi në BE është një ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e BE-së. Në këto 20 vite, vetëm Kroacia iu bashkua BE-së, dhe procesi i zgjerimit ka humbur dinamikën. Dihet se diçka duhet të bëhet”, theksoi ai.
Ndërkaq, ai pohoi se “dua të them, ironikisht, që lufta në Ukrainë solli një afekt pozitiv, dhe ai është kuptimi i BE-së që kemi një punë të pakryer në Ballkanin Perëndimor, duhet të jemi serioz, dhe zgjerimi është kthyer në lojë”.