
Sonte, do të fillojë zbatimi i reciprocitetit për dokumentet e hyrje-daljeve mes Kosovës e Serbisë.
Qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe ata të Serbisë, sonte pas mesnate do të mund të kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftime, raporton Gazeta10.
Marrëveshja për dokumentet e identifikimit mes Kosovës e Serbisë, u kumtua përmes rrjeteve sociale më 27 gusht të këtij viti. Siç, thuhet, Serbia ka pranuar këtë marrëveshje me kushtin që në vendkalimet kufitare të vendoset një tabelë, ku thuhet se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./Gazeta10