
Deputetja britanike, Alicie Kearns, ka shpërndarë një fjalim të kryeministrit të vendit të saj, Rishi Sunak, ku bënte thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës.
Kearns ka shkruar se Britania duhet ta zgjasë mandatin e KFOR-it në Kosovë dhe të punoj përmes diplomacisë për të vendosur stabilitet. .
“Mbretëria e Bashkuar duhet t’i bashkohet sërish EUFOR-it dhe të zgjasë mandatin e KFOR-it në Kosovë. Jemi në epokën e Diplomacisë Parandaluese, koha për të mbrojtur stabilitetin është tani. Mbrojtja nuk është një përshkallëzim.”, ka thënë Kearns në Twitter.
Rishi Sunak ditë më parë e pati një paraqitje para Komisionit të Ndërlidhjes së Parlamentit britanik, ku deputetët e patën mundësinë t’i shtronin pyetje.