
Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka folur në Prime Time për zbatimin e marrëveshjes për dokumente me Serbinë e cila pritet të hyjë në zbatim nga ora 00:00 e 1 një shtatorit.
Ai ka thënë se përmes kësaj marrëveshje do të vetmit që do të përfitojnë janë mërgimtarët të cilët udhëtojnë për në Kosovë përmes Serbisë, shkruan Gazeta10.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti është duke i zbatuar vetëm marrëveshjet e arritura nga ish-presidenti Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Abdullah Hoti.
“E vetmj gjë që ka fituar Kosova është se qytetarët nuk presin 5 minuta për ta marrë dokumentin. Edhe një përfitim tjetër, mërgimtarët që vijnë nga diaspora nuk do të ballafaqohen më me këto çështje. Kjo çështje do të jetë me kohë të gjatë dhe s’do të ketë më probleme të kthehemi në pikën zero. Është e mirë lëvizja e lirë e qytetarëve dhe e mallrave. Kjo është marrëveshje e arritur në vitin 2014. Kurti është duke i zbatuar marrëveshjet e Thaçit, Mustafës e Hotit”, tha Sheholli në Prime Time. /Gazeta10