Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani nga përfaqësuesit të UNDP-së i kërkon mbështetje për fuqizimin ekonomik të grave, e fëmijët me nevoja të veçanta

Gazeta10
10 July 2023 - 13:35

Presidentja e Kosovës në një postim në rrjetin social Facebook, tha se ka pritur në takim përfaqësuesin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Querios, ku tha se shprehu gatishmërine për vazhdimin e bashkëpunimit në projektet të cilat do zbatohen në Kosovë nga UNDP-ja.

Tutje ajo ka vlersuar kontributin e UNDP-së në mbwshtetjen e projektevë në Kosovë, specifikisht programet për gratë, rininë mjedisin etj.

Ndër tjerash përfaqësuesi i UNDP, u shpreh i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje për shumë programe dhe projekte në Kosovë.

‘’Presidentja Vjosa Osmani priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së në Kosovë, Nuno Querios, të cilit i uroi mirëseardhje dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në projektet, të cilat do të zbatohen në Kosovë nga UNDP-ja.Gjatë takimit Osmani vlerësoi lartë kontributin e UNDP-së në mbështetjen e shumë programeve dhe projekteve në Kosovë, me theks të veçantë tek ato për gratë, rininë, mjedisin dhe personat me nevoja të veçanta.Presidentja Osmani kërkoi mbështetje për projektet, të cilat janë ndër prioritetet e mandatit të saj, të cilat përfshinë fuqizimin ekonomik të grave, përkrahjen e fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe agjendën e gjelbër.Ndërsa, përfaqësuesi i UNDP, u shpreh i hapur për të bashkëpunuar për t`i përkrahur këto prioritete duke marrë parasysh edhe projektet e ngjashme që po zhvillohen në rajon.Ndër të tjera, u diskutua edhe për Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nga Presidentja Osmani. Presidentja falënderoi UNDP-në për partneritetin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe nga ky takim u riikonfirmua mbështetja edhe për këtë vit”, ka shkruar Presidenca.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.