Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shkolla “Hasan Prishtina” me dy përgjigje të ndryshme për mësimin me 1 shtator  

Gazeta10
31 August 2022 - 23:38

Shkolla Fillore “Hasan Prishtina”, në Komunën e Prishtinës, ka dalë me dy versione për fillimin e procesit mësimor, më 1 shtator. 

Përmes rrjetit social Facebook, kjo shkollë ka njoftuar se pasi se është duke punuar në ngjyrosjen e klasave dhe hapësirave të shkollës, nuk do të fillojë procesi mësimor, shkruan Gazeta10.

Ju njoftojmë se shkolla, nesër, në ditën e saj të parë, nuk do të fillojë me pritjen e nxënësve dhe me mbajtjen e mësimit të fillimvitit të ri shkollor për arsye se deri më sot është punuar në ngjyrosjen e klasave dhe hapësirave të shkollës. Do të bëhen të gjitha përpjekjet që të hënën të fillojë procesi normal i mësimit deri sa të bëhet pastrimi gjeneral i shkollës dhe përfundimi edhe i grevës si dhe sjellja e të gjitha teksteve të reja shkollore për nxënësit.”, thuhet në njoftimin në Facebook. 

Teksa, një përgjigje krejtësisht tjetër iu është dërguar prindërve të nxënësve të kësaj shkolle. 

Në një bisedë të siguruar nga Gazeta10, një mësuese e kësaj shkolle ka njoftuar prindërit se pasi që kolektivi i shkollës është pjesë e SBAShK-ut, nuk do të fillojë mësimi. 

Kolektivi i shkollës sonë është pjesë e SBAShK-ut, kështu që deri në njoftimin tjetër, fatkeqësisht nuk fillon mësimi”, thuhet në mesazhin e dërguar./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.