Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rilind Nimani përfundon aventurën me Trepçën ‘89

Gazeta10
10 July 2023 - 14:30

Rilind Nimani ka përfunduar bashkëpunimin me klubin mitrovicas, Trepçën ’89.

Nimani i ka dhënë fund aventurës së tij me 89-shin pas tri viteve të kaluara me skuadrën nga Mitrovica.

24-vjeçari ka njoftuar largimin nga klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ka falenderuar të gjithë stafin e klubit për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.

“Të nderuar dashamirë e futbolldashës, me anë të këtij postimi dua t’iu njoftojë se rrugëtimit tim me klubin KF Trepça ’89, pas 3 vitesh i erdhi fundi.  Dua të falenderoj kryesinë e klubit për bashkëpunimin e në veçanti presidentin e klubit z.Abedin Zeka për mikpritjen dhe afërsinë që nga dita e parë, falenderoj shtabin e trajnerëve në krye me trenerin Shpetim Idrizi për besimin dhe mbështetjen që më dhanë, falenderoj bashkëlojtarët për kohën që kaluam së bashku si dhe i falenderoj të gjithë ata qytetarë të Mitrovicës që na ndoqën dhe na përkrahën gjatë gjithë kohës sa isha aty”, thuhej në njoftimin e Nimanit.

Nimani erdhi te 89-shi në vitin 2020 nga skuadra e KEK-ut.

Në sezonin e kaluar ai shënuar tre gola dhe dy asistime në 35 ndeshje, teksa ekipi mitrovicas nuk arriti mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.