
Drilon Hodaj do të jetë numri një i skuadrës së Lirisë edhe në Superligë.
Hodaj ka rinovuar kontratën edhe për një vit me klubin prizrenas.
Njoftimin për vazhdimin e bashkëpunimit me Hodajn, Liria e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Gardiani i portës së Lirisë, Drilon Hodaj, ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin. Hodaj, që në ndeshjen e barazhit me Ferizajin, ishte figura qendrore, ka refuzuar disa oferta dhe është përcaktuar për ekipin e zemrës-Lirinë. Gardiani i portës së Lirisë, Drilon Hodaj, ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin. Hodaj, që në ndeshjen e barazhit me Ferizajin, ishte figura qendrore, ka refuzuar disa oferta dhe është përcaktuar për ekipin e zemrës, Lirinë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Liria edicionin e kaluar e përfundoi në pozitën e dytë në grupin A të Ligës së Parë, ndërsa për tu promovuar në Superligë mposhti në barazh skuadrën e Ferizajt.