Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Arlind Ajeti transferohet te Cluji

Gazeta10
11 July 2023 - 14:51

Skuadra romune, Cluji ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin shqiptar Arlind Ajeti.

Mbrojtësi qendror në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Torino, Frosinonne e Crotone në Itali, ndërkohë që nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës së tij me klubin e ri.

“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i skuadrës sonë. Mbrojtësi qendror me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër, ka evoluar në Serie A për FC Torino, Frosinone Calcio ose Crotone. Mbrojtësi gjatë karrierës së tij luajti edhe në Zvicër për Grassoper, por edhe për FC Basel, skuadër me të cilën fitoi 4 herë titullin dhe u zhvillua në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.”, thuhet në njoftimin e Clujit.

Te Cluji, Ajeto do të luajë më Ermal Krasniqin i cili sezonin e kaluar u transferua nga Ballkani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.