
Kryetari i Dhomës së Ulët së Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar kërcënimin që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ia ka bërë deputetes konservatore, Alicia Kearns.
Lindsay Hoyle ka thënë se është “krejtësisht e papranueshme”, përpjekja për të frikësuar anëtarët e parlamentit, kur ngritën shqetësimet mbi sigurinë. Kurse deputeti konservator, Anthony Mangnall, ka ngritur alarm mbi kërcënimin që e ka marrë deputetja britanike që kryeson Komitetin e Zgjedhur të Punëve të Jashtme, nga Presidenti serb, raporton Euronews Albania, përcjell Gazeta10.
Deputetja kishte shprehur shqetësimin se po bëhej kontrabandë e armëve nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave dhe se ato po deponoheshin në kisha ortodokse serbe.