Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Volejbollistët e Kosovës pësojnë humbje të thellë nga Turqia

Gazeta10
11 July 2023 - 19:10

Volejbollistët e rinj të Kosovës e kanë nisur me humbje të thellë Kampionatin Ballkanik. Të martën pasdite në Tiranë, Kosova U19 pësoi 3:0 në sete nga Turqia.

Turqia U19 nisi furishëm, duke udhëhequr në setin e parë me rezultat 11:0. Dominimi i turqve vazhdoi, që setin e parë e fituan shumë thellë, 25:5.

Rrjedhë të ngjashme kishte edhe seti i dytë që përfundoi 25:10 për Turqinë. Ndërkohë në setin e tretë Kosova ia doli të fitoi 14 pikë, por prapë pa rivalizuar kundërshtarin.

Turqit ishin superiorë në të gjitha elementet e lojës. Ishin më shtatlartë e po ashtu më të përgatitur teknikisht e taktikisht. Dhe si rrjedhojë Kosova pësoi humbje të thellë.

Kosova është në grupin B, ku bën pjesë edhe Moldavia. Me Moldavinë, Kosova takohet të enjten prej orës 15:30.

Në grupin A janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Rumania. Grupi C përbëhet nga Bullgaria, Greqia e Serbia.

Ndërkohë volejbollistet e Kosovës U19 po marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik në Sofje. Të hënën e luajtën ndeshjen e parë, ndërsa pësuan 3:0 nga Mali i Zi. Seti i parë përfundoi 25:18 për Malin e Zi, ndërsa seti i dytë 25:19. Më mirë volejbollistet e reja të Kosovës u mbajtën në setin e tretë, që përfundoi 25:23.

Ndeshjen e ardhshme volejbollistet e Kosovës U19 e luajnë të mërkurën prej orës 18:30. Takohen me Bullgarinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.