
Bayern Muencheni është i gatshëm ta shes sulmuesin e Senegalit, Sadio Mane. Por te gjiganti gjerman kërkojnë 20 milionë euro për 31-vjeçarin.
Interesim për ish-sulmuesin e Liverpoolit kanë shprehur tri skuadra nga Arabia Saudite.
Al-Ahli, Al-Etttifaq dhe Al-Nassr janë skuadrat saudite të interesuara për Manen, i cili me Bayernin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Mane nuk bën pjesë në planet e kampionit gjerman. Ai është përballur me kritika dhe probleme që prej transferimit te Bayerni nga Liverpooli në verën e vitit të kaluar.