
Arion Ymeri është përforcimi i radhës i FC Suharekës, klubit të ri që do të garojë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Portieri nga Skenderaj u prezantua sot te klubi nga Suhareka, që gjithashtu paralajmëroi edhe përforcime tjera.
28-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Trepçës ’89.
Ai më herët ka mbrojtur edhe portën e Trepçës, Drenicës e Gjilanit.
Njoftimi i plotë nga FC Suhareka (pa ndërhyrje):
“𝗔𝗥𝗜𝗢𝗡 𝗬𝗠𝗘𝗥𝗜 𝗴𝗮𝗿𝗱𝗶𝗮𝗻𝗶 𝗶 𝗿𝗶 𝗶 𝗽𝗼𝗿𝘁𝗲̈𝘀 𝘁𝗼𝗻𝗲̈.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me numrin 1 të portës , gardianin ARION YMERI.
Me përvojë e shumë kualitativ Ymeri ishte pjesë e skudrave si ; KF Drenica , SC Gjilani e së fundmi KF Trepça’89. Me transferimin e Arionit skuadra jonë ka blinduar portën duke besuar dhe shpresuar në sigurinë e tijë.
Ditëve në vijim do prezantohen edhe prurjet e tjera dhe do njoftoheni me më të rejat e klubit.
𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈ !”